Obama nderon me Ellen DeGeneres me ‘Medaljen Presidenciale të Lirisë’ (Video

Komediania, Ellen DeGeneres është lavdëruar nga presidenti amerikan për ndikimin e saj në lëvizjen e të drejtave të homoseksualëve.

ShowBiz

23/11/2016 08:55

Me këtë rast ajo mori nderimin më të lartë civil të vendit, transmeton Klan Kosova.

Të famshmit duke përfshirë  Tom Hanks, Robert De Niro dhe Michael Jordan gjithashtu ishin në mesin e 21 përfituesve të Medaljes Presidenciale të Lirisë.

Barack Obama tha se  nuk ishte e lehtë të harrosh rrezikun Ellen DeGeneres kur tregoi se ishte homoseksuale në vitin 1997.

Ai tha se guximi i saj ka ndihmuar “të shtyjë vendin tonë në drejtim të drejtësisë”.