Obama kërkon të vazhdohet dialogu

Presidenti Barack Obama takohet me Tomslav Nikolicin në Johanesburg. Sipas Nikolic, Presidenti Obama ka theksuar se është e domosdoshme që të vazhdohet “dialogu konstruktiv” ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Lajme

10/12/2013 19:34

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka kërkuar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.

Obama ka bashkëbiseduar për disa momente në Johanesburg të Afrikës së Jugut me Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic gjatë ceremonisë përkujtimore për nder të ish Presidentit jugafrikan Nelson Mandela.

Sipas Nikolic, Presidenti Obama ka theksuar se është e domosdoshme që të vazhdohet “dialogu konstruktiv” ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, përderisa Presidenti Nikolic ka thënë t’i ketë theksuar gatishmërinë e Beogradit për vazhdimin e dialogut dhe se Serbia angazhohet sinqerisht për marrëdhënie të mira me të gjithë popujt që jetojnë në rajonin e Ballkanit.