Nxiti urrejtje mes grupeve etnike në Kosovë në një festë me karakter fetar – PSRK ngre aktakuzë ndaj tij

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj S.C., për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”. I pandehuri S.C. akuzohet se në Komunën e Shtëprcës më 10.06.25, me dashje qëllimisht ka nxitur urrejte dhe mosdurim ndërmjet grupeve entike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij…

Lajme

18/08/2025 10:35

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj S.C., për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

I pandehuri S.C. akuzohet se në Komunën e Shtëprcës më 10.06.25, me dashje qëllimisht ka nxitur urrejte dhe mosdurim ndërmjet grupeve entike në Republikën e Kosovës, përmes veprimeve publike të tij në një festë me karakter fetar.

Me këto veprime, sipas aktakuzës S.C. ka nxitur urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike që jetojnë në Republikën e Kosovës, duke kontribuar në prishjen e rendit dhe sigurisë publike në Kosovë.

 

Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe ndaj tij të shqiptohet dënim konform ligjeve në fuqi.