Nxehtësia dhe gomat, si të shmangni rreziqet në komunikacion

Derisa temperaturat vazhdojnë të rriten, ne duhet të përqendrohemi tek sfidat që lidhen me motin e nxehtë.

Auto & Tek

09/07/2019 08:59

Fokusi jonë kryesor është se si të qëndrojmë në ambiente të freskëta, çfarë duhet të veshim dhe si të qëndrojmë të hidratuar. Por, diçka që shpesh anashkalohet është siguria në rrugë, duke përfshirë mirëmbajtjen e automjeteve dhe në veçanti, mirëmbajtjen e gomave, transmeton lajmi.net.

Gomat janë ndoshta përbërësi më i rëndësishëm në automjetin tuaj dhe duhet pranuar që gomat e duhura dhe mirëmbajtja e tyre janë të rëndësishme në çdo kohë të vitit.

Çdo problem i gomave, mund të ketë ndikim në frenim, rritjen e shpejtësisë, drejtimin dhe komoditetin.

Është e rëndësishme të siguroheni që gomat tuaja të jenë të fryra siç duhet.

Rrini në limitin e shpejtësisë dhe mos mbingarkoni makinën tuaj

Shpejtësia e ulët shkaktojnë më pak presion mbi gomat dhe për rrjedhojë ulin dëmin, ndërsa shpejtësia për periudha të gjata në rrugët e nxehta do të rrisë temperaturën dhe fërkimin.

Mos e mbingarkoni automjetin tuaj.

Pesha e tepërt e vë presion shtesë mbi gomat dhe krijon më shumë fërkime, duke i bërë ato të zgjerohen.

Është gjithashtu e nevojshme të mbani mend se mbingarkimi i makinës suaj rrezikon sigurinë e të gjithëve, qoftë ata që janë prezent në automobilin tuaj apo edhe të tjerët në komunikacion. /Lajmi.net/