Nxehet gara për më të mirin e Premierligës
Premierliga ka publikuar emrat e të nominuarve për lojtarin e vitit në Angli.

Sport
Virgil van Dijk, Raheem Sterling, Eden Hazard, Bernardo Silva, Sergio Aguero dhe Sadio Mane, janë në listën e ngushtë për lojtarin e vitit në Premierligë.
Mbrojtësi danez dhe anësori anglez, janë duke i prirë garës për çmimin e madh të ligës angleze, përcjell lajmi.net.
Por, sipas Four Four Two, Van Dijk pritet të shpallet lojtari i vitit në Premierligë.
Mbrojtësi danez është duke kaluar nëpër një formë fantastik në këtë sezon te Liverpool, gjersa është mbrojtësi i vetëm që nuk është dribluar në Premeirligë, por edhe në Ligën e Kampionëve.
Federata e Futbollit të Anglisë pritet që ta publikojë emrin e fituesit me të përfunduar ky sezon. /Lajmi.net/