Nushi: Këta të VV-së që dinë anglisht nuk dinë me vjedh, çfarti, këta veç me zhvillu vendin dinë

Nol Nushi anëtar i PSD-së është shprehur në humor se Vetëvendosja ka krijuar rrëfim se “veç katunarët e Drenicës vjedhin” ndërsa ata më të rafinuarit “që dinë anglisht” nuk vjedhin. “Krejt kjo për me ndërtu njifar tregimi që ne me u ni keq me ju thanë që: ‘hej, mos jeni more t’u vjedh?’. Na nuk…

Lajme

28/05/2025 23:50

Nol Nushi anëtar i PSD-së është shprehur në humor se Vetëvendosja ka krijuar rrëfim se “veç katunarët e Drenicës vjedhin” ndërsa ata më të rafinuarit “që dinë anglisht” nuk vjedhin.

“Krejt kjo për me ndërtu njifar tregimi që ne me u ni keq me ju thanë që: ‘hej, mos jeni more t’u vjedh?’. Na nuk duhet mu ni keq, se këta e kanë kriju njëfarë rrëfimi që veç katunarët e Drenicës dhe Deçanit vjedhin, a këta që dinë anglisht, këta nuk vjedhin, “qysh me vjedh këta?”. Këta s’dijnë me vjedh, këta janë ardhë veç me zhvillu Kosovën. Si me thanë “hej Faton Pecin pe akuzoni për hajni?”. Po kush është more Faton Peci?”, tha Nushi.