Numri i të vdekurve në Japoni rritet, të paktën 60 viktima
Mbi 60 njerëz raportohet se kanë vdekur si pasojë e tërmetit 7.6 ballësh që goditi Japoninë në ditën e Vitit të Ri. Autoritetet kanë tërhequr vërejtjen se të reshurat e dendura të shiut mund të shkaktojnë rrëshqitje të tokës, gjë e vështirëson operacionet e shpëtimit, raporton Deutsche Welle, transmeton KlanKosova.tv. Dridhjet shkatërruese që goditën Ishikawan…
Bota
Mbi 60 njerëz raportohet se kanë vdekur si pasojë e tërmetit 7.6 ballësh që goditi Japoninë në ditën e Vitit të Ri.
Autoritetet kanë tërhequr vërejtjen se të reshurat e dendura të shiut mund të shkaktojnë rrëshqitje të tokës, gjë e vështirëson operacionet e shpëtimit, raporton Deutsche Welle, transmeton KlanKosova.tv.
Dridhjet shkatërruese që goditën Ishikawan e Honshu, lanë të vdekur 62 veta dhe shkatërruan qindra ndërtesa.
Si pasojë e rrënojave, ekipet e shpëtimit janë duke u përballur me vështirësi për të gjetur të mbijetuarit.