Numri i azilkërkuesve në BE kalon rekordin e vitit 1992, vetëm nga Kosova 66 mijë

Numri i kërkesave për azil, i paraqitur këtë vit në shtetet e Bashkimit Evropian, e ka kaluar rekordin e shënuar në vitin 1992, pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Lajme

16/10/2015 08:03

Në dallim nga viti 1992, kur gati dy e treta (444.000) e azilkërkuesve vinin prej shteteve evropiane, tani ka më së shumti sirianë dhe afganë, por qytetarët e Ballkanit Perëndimor paraqesin grupin e dytë për nga madhësia (155.045).

Sipas të dhënave të “Eurostatit”, këtë vit azilin në shtetet e BE-së e kanë kërkuar 66.460 qytetarë të Kosovës, 45.090 nga Shqipëria, 22.575 nga Serbia dhe 11.190 nga Maqedonia, 6.335 nga Bosnja dhe 3.395 nga Mali i Zi, shkruan sot Koha Ditore

Është kjo 56.4 për qind më shumë sesa në vitin 2014, ndonëse shumica e atyre kërkesave do të refuzohen pasi që BE-ja i konsideron Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën vende “të sigurta”, shkruan “Guardian”.