Numërohen rreth 62% e zarfeve të diasporës, PS kryeson me mbi 65 mijë vota

Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, janë numëruar deri më tani 121 mijë e 985 zarfe nga gjithsej 194 mijë 889. PS ka marrë 65 mijë 327 vota, që përbëjnë 54.07% të totalit, duke ruajtur avantazhin edhe jashtë vendit,…

Lajme

15/05/2025 10:01

Partia Socialiste vazhdon të kryesojë me një diferencë të thellë edhe me votat e diasporës. Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, janë numëruar deri më tani 121 mijë e 985 zarfe nga gjithsej 194 mijë 889.

PS ka marrë 65 mijë 327 vota, që përbëjnë 54.07% të totalit, duke ruajtur avantazhin edhe jashtë vendit, shkruan euronews.al.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë e Madhe me 34 mijë e 93 vota, që përkthehet në 28.22%.

Nga vota e diasporës Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet, ka pësuar rritje të ndjeshme, por deri më tani nuk ka arritur të sigurojë një mandat të dytë. Kjo forcë politike ka marrë 10 mijë e 78 vota ose 8.34% të numrit total.

Partia Mundësia ka siguruar 4 mijë e 489 vota (3.72%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka arritur të marrë 3 mijë e 223 vota (2.67%). Partia Socialdemokrate ka siguruar 1 mijë e 455 vota, që përbëjnë 1.20%.

Rezultate më të ulëta kanë marrë subjektet e tjera, përfshirë Partinë Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës me 874 vota, Aleancën Kombëtare Shqiptare me 669 vota, Djathtas për Zhvillim me 359 vota, Lëvizjen Atdheu me 189 vota dhe Aleancën Demokracia e Re me vetëm 67 vota.