Numërohen mbi 61% të votave: Kurti mbi 208 mijë vota, e pasojnë Konjufca e Haxhiu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të publikoj të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nëpër Qendrat Komunale të Numërimit. Deri tani, janë publikuar rezultatet nga numërimi i 61,75% të kutive të votimit, shkruan lajmi.net. Bazuar në këto rezultate, kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti ka marrë plotë 212 mijë e…

Lajme

30/12/2025 22:28

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të publikoj të dhënat nga numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nëpër Qendrat Komunale të Numërimit.

Deri tani, janë publikuar rezultatet nga numërimi i 61,75% të kutive të votimit, shkruan lajmi.net.

Bazuar në këto rezultate, kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti ka marrë plotë 212 mijë e 330 vota.

Pas Kurtit, vjen nënkryetari i VV-së, Glauk Konjufca i cili ka 165 mijë e 580 vota.

E treta me radhë është nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, dhe ish-ministrja e Drejtësisë në katër vitet e fundit, Albulena Haxhiu me 86 mijë e 978 vota ndërsa i katërti me radhë është Hekuran Murati, i cili vazhdon të jetë ministër në detyrë i Financave që ka marrë 86 mijë e 311 vota.

Donika Gërvalla, është e pesta me më së shumti vota, me gjithsej 77 mijë e 204 vota.

Në mesin e dhjetëshes së parë janë edhe Xhelal Sveçla me 69 mijë e 68 vota, Hajrullah Çeko me 63 mijë e 511 vota, Avni Dehari me 56 mijë e 961 vota dhe Mimoza Kusari Lila me 52 mijë e 766 vota.

Në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ, VV ka dal e para me 49,34% të votave apo 433 mijë e 394 vota. Bazuar në këtë rezultat, VV do të ketë 56 deri në 57 deputetë në Kuvendin e Kosovës. /Lajmi.net/