Numërohen 99.68 për qind, këto janë votat për partitë politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar me numërimin e votave për zgjedhjet e 9 shkurtit. Deri më tash janë numëruar 99.68 për qind të votave nga 2.525 qendra votimi nga gjithsej 2.533, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.88 për qind ose 341.488. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/komb.png)
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vazhduar me numërimin e votave për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Deri më tash janë numëruar 99.68 për qind të votave nga 2.525 qendra votimi nga gjithsej 2.533, sipas të cilave vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje me 40.88 për qind ose 341.488.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.05 për qind ose 184 mijë e 282, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 17.64 për qind ose 147 mijë e 366 vota.
AAK-NISMA-Konservatorët-Intelektualët-Ideal renditet e katërta me 7.46 për qind ose 62 mijë e 287.
Lista Serbe, e afërt me Beogradin, renditet e pesta me 4.53 për qind ose 37 mijë e 843 vota.
Rezultatet preliminare nuk përfshijnë votat me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat e diasporës.
Të dielën në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare, për herë të parë si të rregullta, pas shpalljes së pavarësisë.
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se do të formojë qeverinë e vetme, ndërsa opozita ka hedhur poshtë mundësinë e hyrjes në koalicion qeverisës.