Numërohen 90 për qind të vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, kjo është përqindja e votave për subjektet politike deri tani
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave në 40 vendvotime në kuadër të diasporës. Saktësisht 93.92 për qind e votave tashmë janë numëruar në Qendrat e Numërimit dhe Rezultateve. Kësisoj rezultati i tanishëm del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 80.75%, apo përkthyer në vota 10 mijë e 898 vota. Më pas…

Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se ka përfunduar numërimi i votave në 40 vendvotime në kuadër të diasporës.
Saktësisht 93.92 për qind e votave tashmë janë numëruar në Qendrat e Numërimit dhe Rezultateve.
Kësisoj rezultati i tanishëm del të jetë Lëvizja Vetëvendosje me 80.75%, apo përkthyer në vota 10 mijë e 898 vota.
Më pas renditet Partia Demokratike e Kosovës me 7.48% apo 1 mijë e 10 vota.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 7.45% me 1 mijë e 6 vota, transmeton lajmi.net.
Koalicioni AAK-Nisma mori 1.93% apo 260 vota deri më tani.
Duhet përkujtuar që ende s’ka përfunduar 100% i numërimit të votave ndërsa pritet që pas kësaj të nis numërimi i votave me kusht./Lajmi.net/