Numërohen 50 për qind e votave për kandidatët për deputetë, këto janë pesëshet më të votuara të katër partive

Janë numëruar 50.14 përqind e votave për kandidatët për deputetë. Lideri i VV-së, Albin Kurti i ka 172 mijë e 610 vota deri më tani, transmeton lajmi.net. Pas tij vijn Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla. Tek PDK, kryetari i këtij subjekti, Bedri Hamza ka 79 mijë e 207 vota. Pas tij…

Lajme

30/12/2025 18:44

Janë numëruar 50.14 përqind e votave për kandidatët për deputetë.

Lideri i VV-së, Albin Kurti i ka 172 mijë e 610 vota deri më tani, transmeton lajmi.net.

Pas tij vijn Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Donika Gërvalla.

Tek PDK, kryetari i këtij subjekti, Bedri Hamza ka 79 mijë e 207 vota. Pas tij vijnë, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Kurse, tek LDK-ja, kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku i ka 37 mijë e 579 vota deri më tani. Pas tij vijn, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Doarsa Kica-Xhelili dhe Avdullah Hoti.

Në AAK më së shumti vota ka lideri i partisë, Ramush Haradinaj me gjithësej 18 mijë e 897 vota. Pas tij vijn Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha dhe Agim Çeku./lajmi.net/