Numërimi i votave: Mbi 74% e vendvotimeve të përfunduara, procesi rifillon më 1 janar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri më 31 dhjetor 2025, ora 12:00, mbi 1,900 nga 2,557 vendvotime, apo më shumë se 74%, janë përpunuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në zgjedhjet e fundit parlamentare. Derimë tani, 27 komuna kanë përfunduar procesin e numërimit, përfshirë Vushtrrin me 95 vendvotime, Rahovecin me 78, dhe…

Lajme

31/12/2025 15:29

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri më 31 dhjetor 2025, ora 12:00, mbi 1,900 nga 2,557 vendvotime, apo më shumë se 74%, janë përpunuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Derimë tani, 27 komuna kanë përfunduar procesin e numërimit, përfshirë Vushtrrin me 95 vendvotime, Rahovecin me 78, dhe Gllogocin me 73, transmeton lajmi.net.

Procesi i numërimit do të rifillojë më 1 janar 2026, në orën 16:00, në 11 Qendrat Komunale të Numërimit të komunave që mbeten, duke përfshirë Prishtinën, Pejën, Prizrenin dhe Gjilanin.

KQZ ka bërë të ditur se pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat po transmetohen në platformën e rezultateve online: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/.

Ndërkohë, sot gjatë mesditës procesi i numërimit do të ndërpritet, për t’u rifilluar të enjten sipas orarit të përcaktuar./lajmi.net/