Numër rekord i rasteve të reja me COVID-19 në Britaninë e Madhe

Britania e Madhe raportoi një rekord prej 41.385 raste të reja të koronavirusit sot.

Bota

28/12/2020 17:52

Një lloj i ri i virusit korona që përhapet me shpejtësi po rrit shkallën e infeksionit dhe fundjava e festave ka ndikuar në raportimin e shumë rasteve të reja, raporton Reuters.

Sipas statistikave nga faqja e internetit e qeverisë, 357 vdekje të tjera u regjistruan brenda 28 ditëve nga marrja e një testi pozitiv për virusin korona.