Numër i madh i vatrave të zjarreve edhe në Deçan, Ramosaj apelon për kujdes dhe bashkëpunim në shuarjen e tyre

Vatra të shumta të zjarrit janë shkaktuar në disa komuna në vend, e një ndër to edhe në Komunën e Deçanit. Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka thënë se po digjen ara, fusha dhe male dhe se rreziku është shumë i lartë, shkruan lajmi.net. “Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të keni kujdes maksimal…

Lajme

27/07/2025 21:34

Vatra të shumta të zjarrit janë shkaktuar në disa komuna në vend, e një ndër to edhe në Komunën e Deçanit.

Kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj ka thënë se po digjen ara, fusha dhe male dhe se rreziku është shumë i lartë, shkruan lajmi.net.

“Ju bëjmë thirrje të gjithëve që të keni kujdes maksimal gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, nëse shihni ndonjë vatër zjarri, ju lusim që nëse është e mundur dhe pa rrezikuar jetën, të përpiqeni ta shuani vetë. Për shkak të numrit të madh të zjarreve dhe mungesës së mjaftueshme të ekipeve zjarrfikëse, bashkëpunimi juaj është i domosdoshëm në parandalimin dhe reagimin ndaj këtyre situatave”, ka shkruar Ramosaj. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij: