Nuk vlejnë yjet, PSG njoftohet me humbjen e parë në kampionat
PSG është befasuar nga skuadra e Rennes, duke u mposhtur 2-0 si mysafir.
Sport
Një gol në fund të pjesës së parë nga Gaetan Laborte i dha avantazhin vendasve pas pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë, vendasit e dyfshiuan epërsinë në minutën e 46-të, nëpërmjet Flavien Tait, që njëherit ky edhe ishte goli përfundimtar i takimit.
Kylian Mbappe shënoi në minutën e 68-të, por goli i tij u anulua pas rishikimit me VAR.
PSG përkundër formacionit startues me yjet më të mirë të mundshëm sidomos në fazën sulmuese, pësojnë humbje ndaj Rennes, që është e para e tyre në kampionat.
Parisienët ishin në një start fantastik të tetë fitoreve radhazi pas tetë ndeshjeve të para, me pikë të plota – 24, por tani ata ndalen nga skuadra franceze e Rennes.
Përkundër humbjes, PSG prin si lider i tabelës me 24 pikë, ndërsa në vendin e dytë vie skuadra e Lens me 18 pikë të mbledhura. /Lajmi.net