Nuk u propozua për ministre, Nagavci i del në mbrojtje VV-së e sulmon opozitën: U bënë bashkë të gjithë me Srpska Lista-n për pamundësuar Kurtin 3

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pasi sot në Kuvendin e Kosovës nuk është votuar për Qeverinë “Kurti 3. Ajo ka thënë se VV ka qenë dhe do të mbetet përherë me qytetarët, dhe që sipas saj qytetarët e dinë këtë dhe e vlerësojnë integritetin e Albin Kurtit. “Falë Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe…

Lajme

26/10/2025 20:20

Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci ka reaguar pasi sot në Kuvendin e Kosovës nuk është votuar për Qeverinë “Kurti 3.

Ajo ka thënë se VV ka qenë dhe do të mbetet përherë me qytetarët, dhe që sipas saj qytetarët e dinë këtë dhe e vlerësojnë integritetin e Albin Kurtit.

“Falë Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrit Kurti, Qeverinë e Kosovës nuk e përcakton më Beogradi përmes Listës Serbe, ata nuk janë më faktorë në vendimmarrje. Nuk ka më as marrëveshje koalicioni që në nenin e parë parashikojnë “… do të formohet Asociacionin brenda 3–5 muajsh”, siç ishte rasti me marrëveshjen PDK–LDK–Srpska. Shteti nuk mund të dëmtohet për hir të pushtetit!”, ka shkruar Nagavci.

Ajo ka thënë se PDK, LDK, AAK, Nisma bashkë me Listën Serbe kanë pamundësuar jetësimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve, formimin e Qeverisë “Kurti 3”.

“Ky është skenar që e kemi parë edhe më herët, kur u rrëzua Qeveria Kurti 1. Por, sa herë që përpiqen të na ndalin, ne dalim edhe më të fortë. Vazhdojmë punën, angazhimin dhe përkushtimin për vendin tonë. Për zhvillim, për drejtësi, për Republikën! Kthim prapa s’ka. Është koha e Albin Kurtit, është koha e VETËVENDOSJES!”, ka shkruar Nagavci. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i saj në Facebook: