Nuk u mbijetoi plagëve, vdes në QKUK personi që u vetaksidentua në Malishevë

Ka ndërruar jetë personi që ishte përfshirë në një vetaksident trafiku disa ditë më parë në Malishevë. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Sipas tij, personi pas aksidentit ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të lëndimeve të marra. Vetaksidenti…

Lajme

27/08/2026 14:41

Ka ndërruar jetë personi që ishte përfshirë në një vetaksident trafiku disa ditë më parë në Malishevë.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Sipas tij, personi pas aksidentit ishte dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të lëndimeve të marra.

Vetaksidenti kishte ndodhur kur vetura ishte përplasur me një shtyllë betoni.

Megjithatë, pavarësisht trajtimit në QKUK, personi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë sot.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Lajmi.net/