Nuk u dolën pagat, minatorët e Trepçës sërish bojkotojnë punën
Minatorët e Trepçës sërish e kanë bojkotuar punën pasi nuk u paguan për punën që bëjnë. Kjo për të disatën herë, e jo më lar se në korrik me të njëjtën situatë ishin detyruar të përballen minatorët. Situatë kjo që po ripërsëritet sërish, shkruan lajmi.net. Këtë e ka konfirmuar Destan Kërleshi nënkryetar i sindikatës së…
Lajme
Minatorët e Trepçës sërish e kanë bojkotuar punën pasi nuk u paguan për punën që bëjnë.
Kjo për të disatën herë, e jo më lar se në korrik me të njëjtën situatë ishin detyruar të përballen minatorët. Situatë kjo që po ripërsëritet sërish, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka konfirmuar Destan Kërleshi nënkryetar i sindikatës së minatorëve.
Ai mes tjerash tha se nga menaxhmenti nuk ka dalë askush me asnjë deklaratë rreth kësaj çështjeje.
Kjo nuk është hera e parë që për një kohë të shkurtër minatorëve të Mitrovicës nuk iu ekzekutohen pagat. Për të njëjtën çështje, ata hynë në grevë në fillim të korrikut.KlanKosova.