Nuk shkuan në varrimin e babait të Thaçit, kunati i ministres Haxhiu kritikon familjen Jashari e Kurtin: S’ka inate për varrime e kryeshëndoshë

Dje i është dhënë lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi. Mijëra qytetarë e figura publike u mblodhën në Burojë të Skenderajt për ceremoninë e varrimit të Haxhi Thaçit. Aty erdhën edhe një delegacion nga Shqipëria, në mesin e tyre kryeparlamentarja dhe gruaja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama. Por pikërisht në…

Lajme

19/03/2025 09:41

Dje i është dhënë lamtumira e fundit Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Mijëra qytetarë e figura publike u mblodhën në Burojë të Skenderajt për ceremoninë e varrimit të Haxhi Thaçit.

Aty erdhën edhe një delegacion nga Shqipëria, në mesin e tyre kryeparlamentarja dhe gruaja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama.

Por pikërisht në homazhe, ne akademi përkujtimore e në varrim munguan të gjithë përfaqësuesit e institucioneve kryesore të Kosovës.

Aty nuk ishte askush nga Qeveria- pra as Albin Kurti, as presidentja Vjosa Osmani dhe as kryeparlametnari Glauk Konjufca. Madje ata nuk quan as zëvendësit e tyre.

Në varrim e as në ceremoninë e mëhershme nuk u pa askush as nga familja Jashari.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Dardan Krasniqi, kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu i cili ka kritikuar mosprezencën e familjes Jasharai dhe të krerëve të shtetit.

Ai ka vlerësuar se tradita shqiptare tregon se aty kush shkon populli duhet të shkojnë të gjithë.

Krasniqi shkroi gjithashtu se “në këtë traditë burrat e dheut nuk kanë mbajtur inate për varrime e kryeshënoshë”, transmeton lajmi.net.

Reagimi i plotë:

Familja Jashari – është e popullit! Kryeministri është i popullit! Sot munguan në një ngjarje ku do të duhej të ishin prezent! Unë e di se do thonin aty ku nuk shkon Familja Jashari dhe Kryeministri ka diqka! E vërteta e burrnisë dhe traditës shqiptare që është aseti më i çmuar i kombit tonë do të thoshte: Aty ku shkon i gjithë populli anë e mbanë shqiptarisë pse nuk shkon edhe Ti! Kurrë në historinë tonë, nuk ka ndodhë që për festa kombëtare e fetare, bajram e pashkë, për varrime e kryeshënoshë burrat e dheut të kenë patur inate! E kam thënë se POLITIKA është e zeza e madhe e kombit tonë!./Lajmi.net/