“Nuk propozohet Vjosa për Presidente – pse gjithë kjo heshtje?”- Asamblisti i Guxo i ashpër ndaj partisë

Asamblisti nga radhët e “Guxo” në Prizren, Petrit Hoxhaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit brenda  kësaj liste, duke ngritur shqetësime për mungesë të qartësisë në udhëheqjen e subjektit politik. Përmes një postimi në Facebook,  ai tha se gjërat brenda partisë kanë dalë nga kontrolli. “Në një shtëpi ku bëhen dy zot shtëpie, rrallëherë ka…

Lajme

07/05/2026 16:09

Asamblisti nga radhët e “Guxo” në Prizren, Petrit Hoxhaj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit brenda  kësaj liste, duke ngritur shqetësime për mungesë të qartësisë në udhëheqjen e subjektit politik.

Përmes një postimi në Facebook,  ai tha se gjërat brenda partisë kanë dalë nga kontrolli.

“Në një shtëpi ku bëhen dy zot shtëpie, rrallëherë ka bereqet. Aty prishet harmonia, shpërndahet familja dhe gjërat dalin nga kontrolli. Prandaj edhe nga GUXO çdo ditë po na largohen anëtarë, sepse më nuk po dihet kush me kë është dhe kush e udhëheq rrugën politike të subjektit., ka shkruar ai.

Hoxhaj ka ngritur edhe disa çështje që, sipas tij, janë përcjellë me heshtje nga strukturat e partisë.

Ai përmendi faktin që Vjosa Osmani nuk u propozua për presidente nga partia që ishte themeluese e saj, si dhe largimin e flamurit Dardan nga zyra e Presidencës.

“Nuk propozohet Vjosa për Presidente, edhe pse të gjithë e dimë që ka qenë themeluese e partisë — ne heshtim. Largohet flamuri Dardan nga zyra e Presidencës — ne heshtim. Pse gjithë kjo heshtje? Deri kur duhet të heshtim?

Kujt jemi duke i shërby ?”, shkroi Hoxhaj.