Nuk po ia lë shenjë ndarja nga Kanye West, Kim Kardashian mahnit me paraqitjen në Los Angelos
Blogerja thjesht po shkëlqente në daljen e saj publike të hënën.

ShowBiz
Pavarësisht se po kalon kohë të vështirë në jetën e saj personale, Kim dukej më e lumtur se kurrë derisa shkëlqeu me një buzëqeshje, transmeton lajmi.net.
E fotografuar me disa nga ekipi i saj në Los Angelos, ylli i realitetit e cila kërkoi divorcin nga burri Kanye West muajin e kaluar tregoi linjat e saj në pantallona të lëkurës gjarpri.
Në pjesën e lart ajo kishte veshur një bluzë pa mëngë të lidhur në një nyjë në pjesën e pasme për të nxjerrë në pah belin e saj dhe veshi disa taka me rripa.
Flokët e saj zeshkane ishin të stiluara në valë të gjata sirene dhe ajo aksesonte me një çantë të vogël argjendi.
Ndërsa nëna e Kim, Kris Jenner kohët e fundit pranoi se themeluesja e markës Skims po kalon një kohë të vështirë mes divorcit nga Kanye me të cilin u martua në vitin 2014.
Kris adresoi fundin e martesës së vajzës gjatë premierës së sezonit të Keeping Up With The Kardashians të enjten.
“Unë e di që ajo nuk dëshiron të flasë për këtë në kamera, por unë thjesht ndihem sikur po lufton pak”, ka thënë nëna e Kim.
Kourtney këmbënguli se motra e saj Kim ‘nuk mund të lundrojë vetëm në këtë’, ndërsa ylli përgatitet të kujdeset për katër fëmijët e tyre derisa iu duhet të kryejnë edhe procedurat e kujdestarisë në gjykatë.
Kris ra dakord me vajzën e saj të madhe në lidhje me ndarjen me Kanye, duke pranuar: “Unë nuk e di se si po merret me stresin e të gjithave”.
Kim muajin e kaluar bëri kërkesë për divorc nga reperi pas një martese gjashtë-vjeçare duke kërkuar kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve./Lajmi.net/