“Nuk më kishte qejf në fillim”, Liberta tregon takimin e parë me Valdrin Sahitin

Ashtu si për dashuritë, edhe për miqësitë e mëdha thuhet se nisin nga debatet dhe mospëlqimet. I tillë është edhe rasti i Liberta Spahiut dhe Valdrin Sahitit.

ShowBiz

21/05/2022 14:05

Ka qenë vetë moderatorja që ka zbuluan në një intervistë për “Mirage” se në fillim ajo dhe Valdrini nuk i kanë patur mirë punët bashkë.

“Takimi me Valdrinin nuk ka qenë i mirë për herë të parë sepse Valdrini nuk më ka pëlqyer mua. Kur u takuam ditën e parë ka qenë një kolege e tij që ka thënë “E marrim Libertën” se atëherë kam qenë si modele. Pas asaj sfilate jemi bërë shumë shokë të ngushtë prej 20 vitesh. Çdo dalje e imja është prej Valdrinit. Kemi qenë miq dhe bashkëpunëtor kur nuk ka patur rrjete sociale. Është super mik edhe pse ndonjëherë më nevrikos sepse ‘ia bën rrafsh’ çdo njeriu që takon”. tha ajo.

Siç pranoi Liberta ata janë shumë miq dhe shfaqen shpesh në rrjetet sociale bashkë, në ditëlindje, evenimente e pushime.

Përveç miqësisë ata kanë bashkëpunuar edhe për projekte të ndryshme. Kështu Liberta ka marrë pjesë thuajse gjithnjë në sfilatat e stilistit dhe është veshur prej tij në emisionet e saj.

E për ta parë deklaratën e plotë tër Libertes ndiqeni videon: 

YouTube player