Nuk luajtën në Ligën e Kampionëve, kjo është shuma marramendëse që ka humbur Chelsea sezonin e kaluar
Chelsea regjistroi një humbje prej 96.6 milionë funte për sezonin 2018/19, njoftoi klubi të martën.
Sport
Blutë kishin pasur fitime në dy vitet e mëparshme, por një deklaratë e klubit raportoi se humbja ishte për shkak të nënshkrimeve të lojtarëve, mungesës në Ligën e Kampionëve dhe shkarkimit të Antonio Conte dhe stafit të tij trajnues në korrik 2018.
Conte e çoi Chelsea në vendin e pestë në 2017/18, që do të thotë se ata humbën garën e klubeve elitare të Evropës në sezonin vijues, përcjell lajmi.net.
Sidoqoftë, me ardhjen e Maurizio Sarri, së bashku me nënshkrimet e Kepa Arrizabalaga, Jorginho dhe Mateo Kovacic, Chelsea më pas përfundoi i treti dhe fitoi Ligën e Evropës.
Megjithatë, klubi anglez vazhdon të mbetet nën rregullat e Fair Play Financiar. /Lajmi.net/