Nuk largohet barrikada, heshtin Agim Bahtiri e Goran Rakiq
Revitalizimi i urës në Mitrovicë i planifikuar për sot është shtyrë për 48 orë, për t'iu dhënë kohë shtesë për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme të gjitha palëve.

Lajme
Kryetarët e dy komunave të Mitrovicës Agim Bahtiri dhe Goran Rakiq, kanë heshtur sot duke mos dhënë asnjë deklaratë për opinion, ndërsa qytetin e Mitrovicës e kanë vizituar komandanti i KFOR-it, përfaqësues të ndryshëm të ambasadave, BE-së, etj.
Kosovapress-i ka provuar që nga mëngjesi të marr ndonjë prononcim nga kryetarët Bahtiri dhe Rakiq, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Zëdhënësi i komunës së Mitrovicës, Hysni Syla, ka konfirmuar para gazetarëve se kryetari Bahtiri është i zënë në takime, duke thënë se ndoshta pas orës 15:00 ai do të prononcohet për media.
“Janë paralajmëruar që këtu do të vijnë disa ambasadorë të shteteve perëndimore, do të ketë takim me ta, dhe pas përfundimit t ë bisedave me ta, ne do të dalim me komunikatë dhe do të shohim nëse do të drejtohet para gazetarëve edhe kryetari Bahtiri”, ka thënë Syla.
Mësohet se rreth orës 14:00 Mitrovicën do ta vizitojë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Gregory Delawie. /Kp