Nuk keni nevojë për blanzh flokësh, vetëm për një kënaçe Coca-Cola!

Sekreti që iu duhet të dini të gjitha femrave që doni të hapni ngjyrën e flokëve, por pa përdorur blanzh.

Lifestyle

06/04/2021 11:28

Po që është e këndshme të bësh ndonjë ndryshim tek vetja kur afrohet vera dhe moti i ngrohtë, shkruan lajmi.net.

Të gjitha vajzat përgatiten të nxjerrin nga dollapi fustanet verore me lule dhe ngjyra, dhe çfarë shkon në mënyrë perfekte me këtë dukje? Ngjyrat e hapura të flokëve!

Sigurisht, është e kushtueshme të hapni ngjyrën e flokëve te një stilist flokësh, dhe gjithashtu është e rrezikshme ta bëni vetë në shtëpi sepse mund të përfundoni me flokë portokalli!

Por ka metoda shumë më të sigurta që mund të përdorni, pa përdorur kimikate që mund të iu dëmtojnë flokët.

Gjithçka që iu duhet është një ditë me diell të fortë, dhe një kënaçe Cola! Mund të mendoni se si mund të funksionoj kjo, është fare e thjeshtë:

Coca-Cola përmban acid citrik dhe vajra esencial të agrumeve, dhe ato ndikojnë që të zbehni lehtësisht ngjyrën e flokëve.

Pasi të lagni mirë flokët në Cola, lajmi.net iu sugjeron që të përpiqeni të zini një pozicion të mirë që flokët tuaj të thahen nga dielli.

Mënyra më e lehtë për të bërë këtë është nëse jeni në plazh ose në pishinë, pasi që mund të rreziteni edhe për vete ndërkohë.

Rreth 2 orë në diell janë mjaftueshëm, dhe më pas vetëm shpërlani flokët me ujë të ngrohtë, dhe krihini mirë.

Më pas lani ato si zakonisht, dhe lërini të thahen vetë. Do të vëreni një dallim të lehtë menjëherë pas tharjes.

Nëse nuk jeni të kënaqur me ngjyrën dhe doni që ajo të bëhet edhe më e hapur, mund të përsërisni këtë proces sa herë të jetë e nevojshme.

Por mbani në mendje se kjo metodë nuk mund të arrij rezultatet që do të arrinte me plazh, por vetëm ndryshime të lehta. /Lajmi.net/