Nuk ka pritje të gjata në kufirin me Serbinë

Gjatë ditës së sotme nuk ka kolona të gjata në pikat kufitare nga Kosova në drejtim të Serbisë.

Lajme

09/08/2015 13:11

Zëdhënësi i policisë Baki Kelani, ka thënë për Klan Kosova, se aktualisht nuk ka kolona dhe nuk po pritet gjatë për të kaluar kufirin.

Kelani ka shtuar se sot pritja po zgjat deri në 20 minuta, periudhë kohore shumë normale që kërkon ndjekjen e procedurave të nevojshme në kufi.

Ai ka thënë se gjatë ditës mund të rriten radhët nëse ka fluks më të madh të mërgimtarëve