Nuk ka pasuri në emër të tij, lojtari i PSG-së depoziton paratë në llogarinë e nënës

Mbrojtësi anësor, Achraf Hakimi është një nga futbollistët më të mirë në ekipin e Paris Saint-Germain. Kur e ish-dashura e tij, Hiba Abouk hapi procesin e divorcit, ajo u informua nga avokati se lojtari nuk ka asnjë pasuri në emër të tij, shkruan Lajmi.net Futbollisti nga Maroko është një nga lojtarët më të paguar te…

Sport

14/04/2023 08:05

Mbrojtësi anësor, Achraf Hakimi është një nga futbollistët më të mirë në ekipin e Paris Saint-Germain.

Kur e ish-dashura e tij, Hiba Abouk hapi procesin e divorcit, ajo u informua nga avokati se lojtari nuk ka asnjë pasuri në emër të tij, shkruan Lajmi.net

Futbollisti nga Maroko është një nga lojtarët më të paguar te PSG-ja, duke marrë kështu 1 milion euro në muaj. Kurse, 80 për qind të fitimeve ai ia dërgon nënës së tij ne xhirollogari, zonjës Fatima – që u bë e njohur tashmë edhe nga Botërori “Katari 2022”.

Achraf Hakimi nuk ka prona, vetura apo pasuri tjetër në emër të tij. Çdo gjë që ai dëshiron, Hakimi pyet nënën e tij e cila blen dhe vendos menjëherë në emrin e saj.