“Nuk ka pare at hero që na e pagun”, qytetarët me konsiderata të larta për heroin Afrim Bunjaku: Ndarjen 50 mijë euro për familjen e tij e shohin me skepticizëm
Të dielën e 24 shtatorit terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit vranë policin kosovar Afrim Bunjaku. Ai u varros me nderime të larta dhe me ceremoni shtetërore, dhe krahas kësaj nga presidentja Vjosa Osmani u shpall “Hero i Kosovës”. Krahas gjithë kësaj, Qeveria e vendit ndau 50 mijë euro për familjen e policit tani më…

Lajme
Të dielën e 24 shtatorit terroristët serbë në Banjskë të Zveçanit vranë policin kosovar Afrim Bunjaku.
Ai u varros me nderime të larta dhe me ceremoni shtetërore, dhe krahas kësaj nga presidentja Vjosa Osmani u shpall “Hero i Kosovës”.
Krahas gjithë kësaj, Qeveria e vendit ndau 50 mijë euro për familjen e policit tani më të ndjerë.
Qytetarët e vendit kanë fjalët më të mira për heroin Bunjaku, ndërsa sa i përket shumës të mjeteve të ndara nga shteti, ata kanë mendime të ndryshme.
“Nuk ka pare at hero që na e pagun, parja se pagun ata, ai është hero i kombit të shqiptarisë”, tha një qytetarë.
Një tjetër thotë se janë boll dhe gëzohet që ka ende këso burra që i dalin zot atdheut kur është në rrezik.
“Por prapë se prapë boll qe kemi këso burra e këso trima, lavdi për at polic edhe i shprehi ngushëllime gjithë familjarëve të vet”, tha një tjetër.
Një tjetër u tregua goxha skeptik me shumën, dhe tha të mos shfrytëzohen këto raste për me marr merita pushteti.
“Nuk është e drejtë veç 50 mijë euro me ja dhanë, e me kthy qafën tjetrën anë, mos ti shfrytëzojnë vetëm kur ka raste ekstreme, apo kur ju duhen vetëm me kallxu bujari dhe mëshirë, qeveria tash lavdërohet me këtë punë të policisë, por mos të lavdërohet se kanë qenë edhe disa para tyre që i kanë vu gurët e themelit të këtij shteti”, tha ai./Lajmi.net