Nuk ka marrëveshje mes Juventus dhe Bayern për De Ligt

Hasan Salihamidzic ishte sot në Torino për të negociuar një marrëveshje për Matthijs de Ligt.

Sport

11/07/2022 22:41

Mbrojtësi holandez pëlqehet shumë nga klubi bavarez, por skuadra e Juventus është problemi i vetëm.

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, nuk ka një marrëveshje mes Juventus dhe Bayern, për mbrojtësin holandez, transmeton lajmi.net.

Klubet do të jetë në kontakt përsëri gjatë kësaj jave për të vazhduar negociatat.

Juve janë informuar se bavarezët kanë një marrëveshje personale me lojtarin 22 vjeçar.

Tani duhet kohë për të gjetur një marrëveshje finale mes dy skuadrave, për shumën e kartonit. /Lajmi.net/