Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se ka nisur procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të gjithë vendin. Në bazë të një njoftimi në Facebook, aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 1 qershori deri më 12 qershor 2026. “Ftohet…

Lajme

01/06/2026 11:55

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se ka nisur procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të gjithë vendin.

Në bazë të një njoftimi në Facebook, aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 1 qershori deri më 12 qershor 2026.

“Ftohet të gjithë maturantët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurohen që gjatë procesit të aplikimit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore”, thotë Ministria.

Ndërkohë, 20 mijë maturantë do i nënshtrohen testit parauniversitar./Lajmi.net/