Nuk ka koordinim me PDK’në

Ramush Haradinaj ka thënë sot se synimi i AAK’së është që t’i japë fund gjendjes aktuale të institucioneve të Kosovës, dhe për këtë ai ka thënë se partia e tij po punon me ata që i ka quajtur “partnerët e opozitës”.

Lajme

14/02/2014 11:09

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se në nismën e partisë së tij për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Hashim Thaçit nuk ka gisht PDK’ja.

Haradinaj ka thënë sot se synimi i AAK’së është që t’i japë fund gjendjes aktuale të institucioneve të Kosovës, dhe për këtë ai ka thënë se partia e tij po punon me ata që i ka quajtur “partnerët e opozitës”.

“Vlerësojmë se është e nevojshme se gjendja e tillë institucionale të merr epilog. AAK po punon seriozisht me partnerët e opozitës“, tha Haradinaj pas takimit që zhvilloi sot me drejtuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

“Partneritet me partinë në pushtet nuk ka”, ka thënë Haradinaj duke u përgjigjur nëse kërkesën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë e ka bërë në koordinim me PDK’në në pushtet.

“Ajo që po synojmë ne është të rrisim besimin e qytetarëve. Në këtë drejtim nuk po i shohim të tjerët fort“, është shprehur Ramush Haradinaj.