Nuk ka fitues në derbin Prishtina – Gjilani, mbyllet 2:2

Ndeshja në mes Prishtinës dhe Gjilanit nuk ka sjellë fitues. Derbi i kësaj jave në Superligën e Kosovës në mes Prishtinës dhe Gjilani është ndarë baras 2:2. Në ‘Fadil Vokrri’ u zhvillua një ndeshje tejet interesante, me dy skuadrat që kërkonin fitoren. Klubet krijuan rastet e tyre, por nuk po gjenin golin. Në minutën e…

Sport

05/11/2022 19:55

Ndeshja në mes Prishtinës dhe Gjilanit nuk ka sjellë fitues.

Derbi i kësaj jave në Superligën e Kosovës në mes Prishtinës dhe Gjilani është ndarë baras 2:2.

Në ‘Fadil Vokrri’ u zhvillua një ndeshje tejet interesante, me dy skuadrat që kërkonin fitoren.

Klubet krijuan rastet e tyre, por nuk po gjenin golin.

Në minutën e 41` Prishtina arriti të tund rrjetën e gjilanasve.

Ishte Arlind Shabani që pas një tollovie në zonën e mysafirëve përfitoi, dhe më pas shënoi për kryeqytetasit.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Prishtinës.

45 minutat e dytë ishin edhe më të zjarrtë, pasi skuadrat po zhvillonin lojë tejet të mirë.

Në minutën e 58` Albert Dabiqaj pas një aksioni të mirë të gjilanasve barazoi shifrat në 1:1.

Albin Prapashtica nga jashtë zona bëri një goditje shumë të mirë, por Enea Koliçi ishte në vend dhe nuk lejoi të marrë sërish epërsinë Prishtina.

Por, kryeqytetasit nuk po ndaleshin dhe kërkonin me ngulm të rikthejnë rezultatin në favor të tyre.

Albin Prapashtica këtë herë u tregua i saktë, pasi në minutën e 62` realizoi një gol të bukur për Prishtinën.

Në minutën e 74` Gjilani arritën të barazojnë, pas një goditje të befasishme të Dabiqaj rrjeta e Ardit Nikës u tund sërish.

Prishtina kishin disa raste të mira të rikthejnë përsëri epërsinë, por në vend ishte Koliçi dhe nuk lejoi të ndodh diçka e tillë.

Me këtë barazim ekipi i Ismet Munishit qëndron në vendin e tretë me 23 pikë, aq sa ka edhe Gjilani një vend më poshtë./Lajmi.net/