Nuk ka fitues në derbin D’Italia, ‘paqe’ mes Interit dhe Juventusit
Inter dhe Juventus kanë ndarë pikët në kryederbin e kësaj xhiro që u zhvillua në "Giuseppe Meazza".
Sport
“Derbi D’Italia u mbyll me rezultat të barabartë 1 – 1, shkruan lajmi.net.
Golin e parë e realizoi sulmuesi Edin Dzeko, që shënoi pas një topi të kthyer nga gjuajta fantastike e Hakan Çalhanoglut (17′).
Dy skuadrat italiane kanë pasur shumë raste që t’i konkretizojnë aksionet, mirëpo assesi nuk i konkretizuan rastet.
Ishte i inkuadruari Paulo Dybala që realizoi gol të vonshëm nga pika e bardhë, pas një penalltie të arkordua nga VAR-i për faull brenda zonës së 16-metërshit.
Me këtë barazim, Inter renditët në pozitën e tretë me 18 pikë, derisa Juventus ngritët në vendin e gjashtë me 16 sosh./Lajmi.net/