Nuk ka financa për transferimin e Mbappe ose Haaland, Barcelona gjen alternativën te Sociedad

Barcelona është e interesuar për shërbimet e sulmuesit të Real Sociedadit, Alexander Isak.

Sport

23/02/2021 08:42

Katalunasit kohëve të fundit janë lidhur me blerje të mëdha si Kylian Mbappe dhe Erling Haaland, por që të realizohen këto transferime duhet paguar shumë para, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, shkaku i gjendjes financiare, katalunasit janë duke shikuar opsione më të lira.

Sipas ESPN, Barcelona është duke ndjekur Isak, që është duke shkëlqyer në La Liga me 12 gola në 20 ndeshje.

Isak ka klauzola të lirimit me vlerë 70 milionë euro, por klubi thuhet se po punon që t’ia rinovojë kontratën dhe t’ia rris këtë klauzolë.

Në rast që Haaland dështon, Isak do jetë alternativa kryesore për Barcelonën./Lajmi.net/