“Nuk ka asnjë dëshmi” – KFOR nuk i identifikon objektet që u panë në qiellin e Lipjanit

Objekte të shndritshme janë parë nga qytetarët mbi qiellin e Kosovës në mesnatën e 16 qershorit. Një qytetar ka dërguar pamje te klankosova ku shihet se disa objekte që lëviznin me shpejtësi janë parë në Lipjan. Në lidhje me këto pamje, KFOR-i  ka thënë se nuk kanë asnjë dëshmi për ndonjë aktivitet që mund të…

Lajme

19/06/2025 19:40

Objekte të shndritshme janë parë nga qytetarët mbi qiellin e Kosovës në mesnatën e 16 qershorit.

Një qytetar ka dërguar pamje te klankosova ku shihet se disa objekte që lëviznin me shpejtësi janë parë në Lipjan.

Në lidhje me këto pamje, KFOR-i  ka thënë se nuk kanë asnjë dëshmi për ndonjë aktivitet që mund të identifikohet me pamjet.

“Në lidhje me pyetjen tuaj, KFOR-i nuk ka asnjë dëshmi për ndonjë aktivitet të njohur që mund të identifikohet me imazhet që keni paraqitur”, tha KFOR-i për klankosova.

Deri më tani, të njëjtat objekte që fluturuan mbi qiellin e Kosovës nuk dihet se çfarë konkretisht janë.