Nuk jeni gati: Dalin fotografitë e para të BMW i4 M të ri

BMW iu ka mundësuar pasionantëve të firmës ta shohin modelin e ri i4 M elektrik, përmes publikimit të fotografive të para të makinës.

Auto & Tek

24/09/2020 20:27

Sipas CarBuzz, pas një bisede me Markus Flasch, mediumi kuptoi se përveç se do jetë vetura elektrike me përformancën më të lartë, i4 M do i tejkalojë edhe M3 dhe M4 të sapolansuar, transmeton lajmi.net.

“Vitin e ardhshëm ne do të lansojmë makinën e parë me bateri-elektrike M në segmentin e performancës, bazuar në i4,” tha ai.

Koncepti i4 arrin të prodhojë 530 kuaj fuqi. Ndërkaq, në pjesën e përditësimeve të reja përfshihet timoni, dinamikën e ngasjes dhe ndjesinë e përgjithshme të ngasjes.

Makina do dalë në shitje vitin tjetër. /Lajmi.net/