“Nuk jemi as afër”, drejtori i Leipzig për marrëveshjen e Cityt me Gvardiol: Ende s’ka asgjë konkrete

Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Josko Gvardiol pritet që të transferohet në Manchester Cityt gjatë afatit të verës. Edhe pse dje u raportua se lojtari dhe klubi nga Premier League tashmë kanë arritur marrëveshje dhe pritet vetëm zyrtarizimi, drejtori sportiv i klubit gjerman, Max Eberl thotë se asgjë s’ka konkrete, shkruan Lajmi.net “Nuk ka marrëveshje…

Sport

21/07/2023 11:49

Futbollisti i Kombëtares së Kroacisë, Josko Gvardiol pritet që të transferohet në Manchester Cityt gjatë afatit të verës.

Edhe pse dje u raportua se lojtari dhe klubi nga Premier League tashmë kanë arritur marrëveshje dhe pritet vetëm zyrtarizimi, drejtori sportiv i klubit gjerman, Max Eberl thotë se asgjë s’ka konkrete, shkruan Lajmi.net

“Nuk ka marrëveshje me Manchester Cityn për Gvardiol. Madje nuk jemi as afër”, ka thënë Max Eberl

21-vjeçari nga Zagrebi i Kroacisë vlerën në sajtin e njohur “Tranfermarkt” e ka plotë 75 milionë euro./Lajmi.net/