“Nuk janë vetëm”: Hamza mobilizon qytetarët për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i është bashkuar sot aktivitetit të platformës “Liria ka emër”, ku së bashku me nënkryetaren e Prishtinës, Besianë Musmuratin, vendosën “Orën e pritjes” në kryeqytet. Hamza ka thënë se tani çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë na afron me 16 shtatorin. Ai ka theksuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli,…
Lajme
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, i është bashkuar sot aktivitetit të platformës “Liria ka emër”, ku së bashku me nënkryetaren e Prishtinës, Besianë Musmuratin, vendosën “Orën e pritjes” në kryeqytet.
Hamza ka thënë se tani çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë na afron me 16 shtatorin.
Ai ka theksuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që po mbahen në Hagë, nuk janë vetëm.
Statusi i plotë i Kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës:
“Ora e pritjes” u vendos në kryeqytet. Tani çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë na afron me 16 shtatorin.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre që po mbahen në Hagë, nuk janë vetëm. Pas tyre janë familjet, bashkëluftëtarët, miqtë dhe një popull i tërë që nuk i harron.
Nga Prishtina në çdo komunë, nga sheshet në lagje, le ta bëjmë këtë numërim të dukshëm.
Sepse, një popull që kujton, nuk lejon që historia e tij të rishkruhet.
Të bëhemi bashkë të gjithë. Ndryshe për politikën, por bashkë për Kosovën.
Bashkë të marshojmë më 12 shtator. Bashkë t’i presim më 16 shtator.
KOSOVA PO PRET.