Nuk ia keni idenë sa dhjetëra mijëra shqiptarë do të jenë sonte në stadium

16:27 | 19 Qershor 2016

Lioni pritet të pushtohet sot nga tifozët kuqezi. Nga të dhënat e fundit që vijnë nga Franca në stadium për të ndjekur sfidën e fundit të Kombëtares do të jenë mbi 25 mijë tifozë.

Lioni është kthyer në pikën e re të grumbullimit të mbështetësve kuqezi, të cilët kanë filluar festën e tyre që në natën e të shtunës, siç e tregojnë edhe videot amatore të tifozëve.

Kjo festë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme ku mijra tifozë shqiptarë po popullojnë rrugët e Lionit.

Qytetarët vendas francezë, e kanë vlerësuar lart kulturën e tifozëve shqiptarë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.