Nuk i reziston, sulmuesi i Barcelonës ia bën follow Arta Nitajt në Instagram

Aktorja Arta Nitaj duket se i ka rënë sy edhe sulmuesit të Barcelonës.

ShowBiz

15/10/2021 19:56

Bëhet fjalë për futbollistin e famshëm holandez, Memphis Depay, i cili ka filluar ta ndjekë Nitajn në Instagram, ku ajo numëron rreth 310 mijë ndjekës.

Ky i fundit është i njohur për karrierën e tij të suksesshme në futboll dhe aktualisht luan për ekipin e Barcelonës.

Depay është i ndjekur nga afro 13 milionë ndjekës në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, ndërsa ndjek aktualisht 924 profile.


Arta ndodhet aktualisht në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku bashkë me shoqen e saj kanë shkuar për pushime dhe ka festuar ditëlindjen e 25-të.