Nuk i keni blerë dhuratë shën valentini gruas? Epo ja 10 sugjerime që do iu shpëtojnë

Të gjithë mund të harrojnë ndonjë herë, por nuk do të thotë të dorëzoheni.

Lifestyle

14/02/2021 11:22

Të gjithëve iu ndodhë ndonjëherë, të harrosh një datë të rëndësishme. Sidomos kur jeni i zënë me punë, mund të iu ketë dalë plotësisht nga mendja, shkruan lajmi.net.

Por mos u dëshpëroni! Ne jemi këtu, për t iu ndihmuar në këto kohë të vështira.

Gjëra që mund t’i blini gruas apo të dashurës janë të shumta, dhe disa kërkojnë kohë, mirëpo disa janë mjaftë të thjeshta dhe të shpejta.

Më poshtë keni 10 sugjerime për dhurata që mund të bëni për gruan ose të dashurën:

  • E para, sigurisht, është klasikja: Buqetë me trëndafila
  • Filxhan i personalizuar me fotografi tuajën
  • Album me fotografi tuajat
  • Kavanoz me 100 arsyet pse e doni atë
  • Kuti plotë e përplot me çokollata
  • Bizhuteri të bukura në formë zemre
  • Parfumin e saj të preferuar
  • Giftcard për në dyqanin e saj të preferuar
  • Një libër romantik
  • Darkë romantike në shtëpi /Lajmi.net/