Nuk është veturë është BMW

Kjo nuk është një makinë si ne e shohim atë, BMW 750x drive është ndryshe nga të gjitha makinat e prodhuara nga BMW deri më tani.

Auto & Tek

01/12/2015 10:48


Seria e 7-t e BMW-s nuk është vetëm një makinë, fillojmë nga pamja jashtme e cila është mjaft tërheqëse, kurse brendia ka 4 ulëse dhe një pistë LED të projektuar për destinacionin tuaj dhe informatat mbi makinën.

Makina ka një sistem të veçantë të butonave (pullave), ata janë të ftohtë kur është ftohtë jashtë, të ngrohtë, kur është nxehtë. Gjithashtu makina ka qeramikë të vendosur mbi pullat iDrive.

BMW 750x drive ka një motor V8 twin-turbocharged & intercooled i cili prodhon 445 kuaj fuqi, po ashtu makina ka një transmision automatik me 8 shpejtësi i cili mund të kthehet në manual.

Çmimi për këtë super makinë është 129.245 dollar. Për tu bindur se kjo veturë posedon të gjitha çfarë i nevojiten një shoferi gjatë ngasjes, ju ftojmë të ndiqni më poshtë imazhet e kësaj veture.