“Nuk është i duhuri, na u errësua vendi kur pamë që u puthen” – Prindërit e Loredanës flasin sërish për lidhjen me Jozin

Babai i Loredanës ka qenë për vizitë mbrëmjen e djeshme (e shtunë) në Big Brother VIP Albania. Ai u shpreh krenar për të, por nuk e aprovoi lidhjen e saj me këngëtarin Joz Marku. Pas këtij takimi në një intervistë për Big Brother VIP Fan Club, prindërit e banores u shprehën pse nuk janë aspak…

ShowBiz

26/01/2025 19:44

Babai i Loredanës ka qenë për vizitë mbrëmjen e djeshme (e shtunë) në Big Brother VIP Albania.

Ai u shpreh krenar për të, por nuk e aprovoi lidhjen e saj me këngëtarin Joz Marku.

Pas këtij takimi në një intervistë për Big Brother VIP Fan Club, prindërit e banores u shprehën pse nuk janë aspak dakord me këtë.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja: Pse vendosët të dilnit kundër romacës së vajzës suaj, Loredanës?

Babai i Loredanës: Është në errësirë. Nuk është në atë pozicionin e duhur të Big Brother-it. Ajo duhet ta paraqiste më të pastër figurën e saj për mua. Kam eksperiencë në jetë dhe nuk është i duhuri për Loredanën. E ardhmja e saj nuk është…

Nëna e Loredanës: Ne aty brenda kur e shohim në lojë nuk ka pëlqen me atë që po shikojmë.

Gazetarja: Çfarë nuk ju pëlqen tek Jozi?

Nëna e Loredanës: Një mashkull në radhë të parë duhet të respektojë femrën. Pastaj vijnë dashuria dhe të gjitha të tjerat. Respekti është gjëja primare.

Babai i Loredanës: Një mashkull duhet të jetë më xhentil. Më i qetë dhe më i matur.

Nëna e Loredanës: Loredana po e shikon këtë karakter të Jozit që nuk i pëlqen.

Babai i Loredanës: Njëherë afrohen njëherë largohen.

Nëna e Loredanës: Kuptohet gjithmonë nga sjellja e Jozit. Jo se Loredana nuk kupton.

Babai i Loredanës: Ishalla mbase i kupton.

Nëna e Loredanës: Duhet të ketë vendosmëri dhe qëndrueshmëri.

Gazetarja: A mendoni se ka ndjenja të sinqerta ndaj vajzës suaj?

Babai i Loredanës: Më tepër një përdorim për lojë.

Gazetarja: Si ju duk reagimi i Jozit pas takimit me ju?

Babai i Loredanës: Nuk na intereson.

Nëna e Loredanës: Më intereson vetëm se si do ta presë Loredana. Ne do t’i hapim sytë ajo pastaj është vetë që duhet të vendosë.

Gazetarja: Cila ishte ndjesia juaj e parë kur patë puthjen e parë në buzë të Loredanës dhe Jozit?

Babai i Loredanës: Kur pashë Jozin dhe Loredanën që po putheshin mu errësua vendi sepse nuk më pëlqente diçka e tillë të paktën përpara në televizion që ta shikoj vajzën time në ato kushte.

Nëna e Loredanës: Nuk ishte ndonjë diçka. Pa emocion.

YouTube player