“Nuk është Cristiano, por kam Viniciusin”, Ancelotti tregon dallimin mes këtij Reali dhe atij të 2013

Trajneri Carlo Ancelotti i ndihmoi Real Madridit të fitojë Superkupën e Spanjës.

Sport

16/01/2022 23:01

Tekniku italian që është në kreun e Real Madridit për herë të dytë, pasi ishte trajner i skuadrës edhe në sezonin 2013/14, arriti të fitojë Superkupën, pasi mposhtën në finale Athletic Bilbaon me rezultat 2 – 0, shkruan lajmi.net.

Pas ndeshjes, Ancelotti është ndarë i kënaqur me këtë trofe dhe mënyrën e lojës ndaj Bilbaos.

“Më pëlqen të shoh këtë skuadër duke luajtur. Nuk kemi vetëm një stil të lojës. Luajtëm mirë ndaj një skuadre që bën presion”.

“Lojtarët dhanë më të mirën. Është normale të ndihen të lodhur. Kemi një ndeshje të rëndësishme të enjten dhe është e domosdoshme të shërohemi shpejtë”.

“Titulli i fundit që fitova ishte para një kohe të gjatë. Jam i lumtur që i shoh tifozët e gëzuar, prandaj do provojmë të fitojmë edhe trofe të tjerë”.

Ndërkohë, nuk ka shpëtuar as pyetja mes dallimit të kësaj skuadre me atë të sezonit 2013/14.

“Nuk është Cristiano. Por tani kam Viniciusin”, ishte përgjigja e Ancelottit.

Ndërkohë, Real Madrid fitoi Superkupën e Spanjës për herë të 12-të në karrierë./Lajmi.net/