Nuk e shpëtoi nga nominimi, reagimi epik i Dj Dagz kur dëgjon arsyetimin e Donaldit

Donaldi ka treguar arsyen e nominimit të Dagz të cilin nuk e shpëtoi nga nominimi dhe kështu u eliminua të martën.

ShowBiz

21/01/2022 22:52

Ndërkohë, sonte gjatë transmetimit live është transmetuar pjesa kur Donaldi ka folur në dhomën e rrëfimit lidhur me nominimin, shkruan lajmi.net.

Donaldi tha se do të ishte hipokrizi nëse do shpëtonte Dagzin, gjithashtu ai komentoi edhe pyetjen e Einxhel drejtuar Beatrixës të cilën e kishte pyetur se pse nuk e kishte shpëtuar Dagzin.

Lexo edhe:

Arbër Hajdari komenton “tradhtinë” që Donaldi i bëri Dagz-it

 

“Si mund ta shpëtonte Dagzin kur unë jam këtu”, tha Donaldi, teksa shtoi se Dagzin e ka mik, por ja që loja është e tillë.

Ndërkohë, Dagzi shihet duke dëgjuar se çka po flet Donaldi derisa bën reagimin epik, mbase edhe i duket i shtirur.

Ndryshe, Donaldi është i nominuar për të dal sonte nga shtëpia bashkë me Einxhel dhe Trixa./Lajmi.net/