“Nuk e nënshkroi kontratën”, ‘Trainkos’ deklarohet në lidhje me largimin nga puna të një punëtori

Sami Halimi, pas një pune prej 42 vitesh në ‘Trainkos’ është larguar nga puna duke e njoftuar përmes një SMS-i. Sot në lidhje me këtë ka njoftuar djali i tij, i cili e ka konsideruar vendim të padrejtë këtë. Ai pretendon se po përjashtohet padrejtësisht, pasi ka refuzuar ndryshimin e kontratës së tij nga afat…

Lajme

03/03/2025 14:04

Sami Halimi, pas një pune prej 42 vitesh në ‘Trainkos’ është larguar nga puna duke e njoftuar përmes një SMS-i. Sot në lidhje me këtë ka njoftuar djali i tij, i cili e ka konsideruar vendim të padrejtë këtë.

Ai pretendon se po përjashtohet padrejtësisht, pasi ka refuzuar ndryshimin e kontratës së tij nga afat i pacaktuar në një kontratë 3-vjeçare.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë kompania në fjalë, të cilët kanë thënë se punëtori në fjalë nuk është larguar nga puna, por i njëjti ka refuzuar te nënshkruaj kontratën e punës e cila ka pagën e njëjtë sikurse paraprakja por me rastin e sistematizimit i është shuar pozita e punës prandaj kontrata e re vie me terma te ri, detyra tjera te punës për page te njëjtë sipas Rregullores se Sistematizimit e që derivon nga pozita paraprake e punës.

“Punëtori Sami Halimi ka refuzuar të nënshkruaj kontratën e punës pas sistemimit në pozitën Punëtor i Sigurimit Fizik të Objekteve/Aseteve në Transportin e Udhëtarëve, si rezultat i saj ndërmarrja Trainkos sipas procedurave që obligojnë në këtë rast ia ka ndërprere marrëdhënien e punës sipas Vendimit të datës 28.02.2025.”, thuhet në reagimin e “Trainkos”.

Siç njofton ‘Trainkos’, punëtori është ftuar që të nënshkruaj kontratën e punës, me datën 04.02.2025, po i njëjti pasi ka pranuar kontratën fizikisht, të njëjtën nuk e ka kthyer e as nënshkruar.

“Me datën 21.02.2025 i është dërguar sms telefonik njoftues se ka kaluar afati i paraparë për nënshkrim të kontratës (njoftimi i punëtoreve ka qenë se afati prej 8 ditësh është periudha për ta nënshkruar ose refuzuar kontratën) edhe përkundër këtij njoftimi i punonjësi nuk është lajmëruar dhe nuk ka pranuar ta nënshkruaj kontratën si dhe në takimet e tij me zyrtarët administrativ nuk ka ofruar ndonjë arsyetim për mosnënshkrimin e kontratës”, thuhet tutje në reagim.

Komunikata e plotë:

Punonjësi nuk është larguar nga puna por ka refuzuar te nënshkruaj kontratën e punës e cila ka pagën e njëjtë sikurse paraprakja por me rastin e Sistematizimit i është shuar pozita e punës prandaj kontrata e re vie me terma te ri, detyra tjera te punës për page te njëjtë sipas Rregullores se Sistematizimit e qe derivon nga pozita paraprake e punës.

Punëtori Sami Halimi ka refuzuar të nënshkruaj kontratën e punës pas sistemimit në pozitën Punëtor i Sigurimit Fizik të Objekteve/Aseteve në Transportin e Udhëtarëve, si rezultat i saj ndërmarrja Trainkos sipas procedurave që obligojnë në këtë rast ia ka ndërprere marrëdhënien e punës sipas Vendimit të datës 28.02.2025.

Punëtori ka qenë i sistemuar në pozitën – Punëtor i Sigurimit në Tren (pozitë e shuar respektivisht pozitë e ripërcaktuar me detyra tjera në procesin e ristrukturimit), por pas Vendimit Nr.973 i datës 30.12.2024, sipas rekomandimit nga Komisioni për Sistematizimin e Vendeve të Punës Nr. 933 i datës 24.12.2024, propozuar për sistemimin e punëtorit në fjalë në pozitën – Punëtor i Sigurimit Fizik të Objekteve/Aseteve në Transportin e Udhëtarëve sipas Rregullores mbi Sistematizimin dhe Përshkrimin e Vendeve të Punës Nr. I/130 datë 29.08.2024, punëtori ka refuzuar të nënshkruaj kontratën e punës. Punëtori nuk ka ushtruar ankesë ndaj vendimit per sistemimin e tij në pozitën përkatëse në kohen e pranimit te vendimit.

Punonjësi ka qenë i njoftuar së bashkë me punëtorët e tjerë edhe përmes anës së Sindikatës e cila ka qenë vëzhguese dhe pjesëmarrëse në gjithë këtë proces. Një shpjegim më të detajuar mund ta gjeni në tekstin e mëposhtme për gjitha procedurat dhe hapat që ka bërë Ndërmarrja Trainkos në ristrukturimin e saj.

Trainkos është e vetëdijshme që niveli i pagave nuk është i kënaqshëm, kushtet financiare dhe jo vetëm kanë detyruar ndërmarrjen që të hyjë në ristrukturim e sistematizim të vendeve të punës. Me këtë rast disa punonjës kanë humbur disa beneficione dhe sic duket nuk e shohin të leverdishme që ta nënshkruajnë kontratën e punës ndërsa krijojnë alibi të paqena për ta fajsuar ndërmarrjen dhe për ta arsyetuar vendimin e tyre për mosvazhdimin e marrëdhënies së punës.

Nga kronologjia e veprimeve të ndërmarra menaxheriale për ristrukturimin e ndërmarrjes Trainkos, veprimet konkrete janë nga ajo e analizimit të hapave për ristrukturim (Raporti Analitik “Analiza për ristrukturimin e Trainkos Sh.A.” të Komisionit me vendim nr. 158, raporti me nr. prot. 248 të datës 16.04.2024), pastaj vlerësimi, analizimi dhe raporti I komisionit pasues me nr. 325 të datës 13.05.2024 (Raportin me nr. 440 datës 01.07.2024) si dhe përgatitja e dokumenteve që pasojnë implementimin e sistematizimit/ristrukturimit të ndërmarrjes.

Kjo është rrjedha e veprimeve dhe hapave konkretë:

  • Me datë 17.07.2023, Bordi i Drejtorëve, në mbledhjen nr. I/66, në pikën 5 ka rekomanduar menaxhmentin që konkretisht të ndërmarrë hapa në vlerësimin e nevojës për ndryshime në skemën organizative të ndërmarrjes ( Raporti nr. 248).
  • Me Vendimin nr. 158 të datës 05.03.2024 themelohet Komisioni i Punës, i cili draftoi raportin me nr. prot. 248 të datës 16.04.2024. Nga të gjeturat, komisioni vie në përfundim se ndërmarrja ka nevojë për riorganizim dhe ristrukturim (dokumenti nr. prot. 248 analitik “Analiza për ristrukturimin e Trainkos Sh.A.”).
  • Në mbledhjen me datë 30.04.2024, nr. 07, nr. I/69, Bordi i Drejtorëve miraton në parim punën e komisionit dhe rekomandon të bëhet analizë financiare lidhur me ndikimet që mund të ketë miratimi i propozimeve për ristrukturim, si dhe draftimin e rregulloreve dhe dokumenteve të tjera përcjellëse.
  • Në pajtim me Vendimin e U.D. Kryeshefit Ekzekutiv me nr. 325 të datës 13.05.2024, është vazhduar puna nga Komisioni për draftimin e Rregullores për Sistematizimin e Vendeve të Punës dhe draftimin e Skemës Organizative të detajuar për të gjitha nivelet e strukturës së ndërmarrjes.
  • Sipas Rekomandimeve të Bordit nr. I/102, gjithashtu është shtuar gama e dokumenteve që komisionit i është sugjeruar t’i përgatisë, plotësojë apo ndryshojë, ato të cilat preken në këtë proces, siç janë: draft udhëzimi mbi përshkrimin e detyrave për departamente dhe zyra, draft rregullorja mbi pagat dhe kompensimet e tjera në HK-Trainkos Sh.A., kategoritë e pagave – HK-Trainkos Sh.A., Aneks 1 dhe 2 i Rregullores mbi Pagat dhe Kompensimet e tjera në HK-Trainkos Sh.A., si dhe Kategorizimi dhe Poentimi për zyrtarët e lartë dhe nivelet e pagave, Struktura Organizative – Organogrami, Aneks 1 i draftimit të Rregullores për Sistematizim, në detaje në planin gjeneral dhe fragmentuar sipas departamenteve dhe zyrave, pasuar me analizën tabelore sipas pozicioneve dhe ndryshimeve, pjesë integrale e këtij raporti ( tabelë e afishuar publikisht për lajmërimin e punëtore nga Komisioni nr. 625 dhe dërguar në email te gjithë stafi dhe lajmërimet nga Burimet Njerëzore).
  • Me Rregulloren mbi përshkrimin e Vendeve te Punës datës I/81datës 30.12.2020 kane qenë 141 pozita pune, ndërsa me Rregulloren mbi Sistematizimin e Vendeve të Punës nr. I/130 janë paraparë 97 pozita pune ( Rregulloren dhe Skemën Totale Organizative në fund të Rregullores publikuar në ëebsitehttps://www.trainkos.com/wp-content/uploads/2024/09/RREGULLORE-MBI-SISTEMATIZIMIN-DHE-PERSHKRIMIN-E-VENDEVE-TE-PUNES.pdf); për këtë aspekt rezulton që shumë pozita pune janë shuar apo kanë ndryshuar, janë fuzionuar e shkrirë.

Gjatë zhvillimit të këtij procesi, janë respektuar të gjitha procedurat e parashikuara në legjislacion, përfshirë:

  • Analiza, Vlerësimi si dhe Përgatitja, miratimi i rregulloreve për sistematizim dhe përshkrim të vendeve të punës, si dhe të kategorizimit e poentimit të pagave;
  • Konsultimin dhe bashkëpunimi me sindikatat dhe përfaqësuesit e punonjësve ( Analiza e Komisionit nr. 248);
  • Transparencë në proceset e njoftimit dhe ndryshimit të strukturës organizative ( Raportet e Komisioneve lajmërimet publike edhe përmes sindikatave).
  • Vendimmarrjen në procedurë nga Bordi i Drejtorëve sipas rregullave ligjore e organizative.

Procesi është udhëhequr nga parimet e transparencës, barazisë dhe llogaridhënies. Komisionet e emëruara kanë vlerësuar në mënyrë të kujdesshme kapacitetet ekzistuese, nevojat organizative dhe të dhënat e performancës së viteve të fundit të vet ndërmarrjes, e cila, siç rezulton nga të dhënat e raporteve zyrtare, operon me humbje për disa vite rresht, me një strukturë të ngarkuar të administratës dhe kapacitete të pakta në personelin ekzekutiv, që ka ritme të shpejta pensionimi dhe ritme të ngadalta zëvendësimi, andaj ndërmarrja është hyrë në sistematizim proteksionist. Raportet në fjalë konkludojnë se ky proces ka qenë i domosdoshëm për të ruajtur qëndrueshmërinë e ndërmarrjes.

Janë shmangur çdo lloj favorizimi ose diskriminimi i mundshëm, duke u siguruar që të gjithë punonjësit janë trajtuar në mënyrë të barabartë, në përputhje me kriteret e përcaktuara në rregulloret dhe udhëzuesit përkatës sipas parimeve të njëjta (Udhëzuesi – Korinza e Kushteve, Kritereve dhe Parimeve për Finalizimin e Ristrukturimit dhe Sistematizim nr. 815 datë 27.11.2024).

Në process janë përfshirë të gjitha palët e interesuara, përfshirë Sindikatat dhe përfaqësuesit e punonjësve, duke respektuar detyrimet ligjore për dialog dhe konsultime. Ky angazhim, ka ndihmuar në identifikimin dhe adresimin e nevojave dhe shqetësimeve të stafit direkt bazuar dhe nevojat e ndermarrjes.

Bazuar në raportet e komisioneve të punës gjatë procesit të sistematizimit si dhe dokumentet zyrtare, procesi I sistematizimit është zbatuar në përputhje me legjislacionin dhe aktet e brendshme të ndërmarrjes. Gjithashtu, gjatë implementimit të këtij procesi janë ndjekur të gjitha procedurat e nevojshme për përgatitjen dhe zbatimin e sistematizimit, duke përfshirë njoftimin e punonjësve dhe publikimin e ndryshimeve në strukturën organizative, etj. (emailed njoftuese nga Burimet Njerëzore dhe tabelën e shpalljes nga Komisioni Nr. 625).

Nga shpjegimi I mësipërm marrë parsyshë që punëtori nuk ka ushtruar ankesë në Vendimin Nr.973 I datës 30.12.2024, administrata ka proceduar me pergaditjen e kontratës së punës.

Punëtori është njoftuar për përgatitjen e kontratës së re sipas pozitës dalë nga ristrukuturimi i ndërmarrjes rregulluar sipas Rregullores I/130 datës 29.08.2024 sipas Neni 59 Punëtor i Sigurimit Fizik të Objekteve/Aseteve në Transportin e Udhëtarëve ku në përshkrimin e detyrare caktohet si në tekstin : PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË PUNËS a) Bën ruajtjen dhe sigurimin e objekteve, aseteve dhe pasurisë së Trainkos-it; b) Përkujdeset për siguri në trenat e udhëtarëve si dhe ndihmon konduktorët në kryerjen e punëve së tyre; c) Zbulon dhe evidenton veprimet e personave që rrezikojnë jetën dhe dëmtojnë pasurinë e Trainkos-it; d) Bën kapjen e personave që zihen duke kryer vjedhje apo dëmtime të pasurisë së Trainkos-it dhe është i obliguar që menjëherë të lajmërojë Shefin si dhe Policinë e Kosovës; e) Merr masa për ruajtjen e gjurmëve të veprës penale si dhe ruajtjen e mjeteve me të cilat është kryer vepra penale; f) Ruan të gjitha shënimet për rastet e cekura më lart (vendi i kryerjes, data, shënimet të cilat çojnë në identifikimin e kryesit të veprës penale, si dhe shënimet mbi lajmërimin e personave zyrtar të PK-së duke përfshirë: datën, orën, njësinë dhe emrin e zyrtarit të PK-së; g) Kryen edhe detyra dhe obligime të parapara me akte normative tjera si dhe sipas kërkesave nga Shefi i Njësisë së Personelit të Transportit të Udhëtarëve; h) Harton raporte pune të rregullta dhe periodike; i) Për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive i përgjigjet Shefit të Njësisë së Personelit të Transportit të Udhëtarëve./ ku për dallim nga rregullorja paraprake e i është ndryshuar emërtimi si dhe disa nga detyrat të cilat ka pasur (Rregullorja I/81 datës 30.12.2020, Neni 31 Punëtor i Sigurimit fizik në tren / Detyrat dhe Përgjegjësitë a) Bën ruajtjen dhe sigurimin e trenave dhe pasurisë së Trainkos-it; b) Përkujdeset për siguri në trenat e udhëtarëve si dhe ndihmon konduktorët në kryerjen e punës së tyre; c) Zbulon dhe evidenton veprimet e personave që rrezikojnë jetën dhe dëmtojnë pasurinë e Trainkos-it; d) Bën kapjen e personave që zihen duke kryer vjedhje apo dëmtime të pasurisë së Trainkos-it; e) Është i obliguar që menjëherë të lajmëroi Shefin si dhe Policinë e Kosovës; f) Marrjen e masave për ruajtjen e gjurmëve të veprës penale si dhe ruajtjen e mjeteve me të cilat është kryer vepra penale; g) Ruan të gjitha shënimet për rastet e cekura më lartë (vendi i kryerjes, data, shënimet të cilat qojnë në identifikimin e kryesit të veprës penale, si dhe shënimet mbi lajmërimin e 25 personave zyrtar të PK-së duke përfshirë: datën, orën, njësinë dhe emrin e zyrtarit të PKsë; h) Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së Shefit të Njësisë në koordinim me Menaxherin e Sektorit; i) i përgjigjet Shefit të Shërbimit të Personelit të Transportit të Udhëtarëve.).

Nga përshkrimi i vendit të punës mund ta vërejmë se sipas nevojës së ndërmarrjes i caktohen detyrat e punës në këtë rast puna si roje në tren apo tek asetet. Si e tillë kontrata e punës me parapraken ka pësuar ndryshim rrënjësor në përshkim të detyrave dhe obligimeve, respektivisht sipas kontratës paraprake përcaktohet detyra e rojës vetëm në tren gjë të cilën punëtori synon në këtë pikë e ku ndryshon me kontratën e re ndërkaq një pozitë e tillë është shuar e ripërcaktuar.

Siç u shpjegua më lartë punëtori është ftuar që të nënshkruaj kontratën e punës, me datën 04.02.2025, ka pranuar kontratën e punës në Zyrën e Personelit, është nënshkruar në Listën përkatëse se e ka marr kontratën që ta lexoj, dhe pastaj të vendos nëse do ta nënshkruaj, por nuk e ka kthyer kontratën dhe as nuk e ka nënshkruar atë. Me datën 21.02.2025 i është dërguar sms telefonik njoftues se ka kaluar afati i paraparë për nënshkrim të kontratës (njoftimi i punëtoreve ka qenë se afati prej 8 ditësh është periudha për ta nënshkruar ose refuzuar kontratën) edhe përkundër këtij njoftimi i punonjësi nuk është lajmëruar dhe nuk ka pranuar ta nënshkruaj kontratën si dhe në takimet e tij me zyrtarët administrativ nuk ka ofruar ndonjë arsyetim për mosnënshkrimin e kontratës.

Prandaj duke pas parasysh që mos nënshkrimi i kontratës është shkelje e obligimeve ligjore dhe detyrimeve të punës, duke u bazuar në detyrimet e Ligjit të Punës nr.03/L212, shkelja e detyrave të punës përmes refuzimit edhe të lidhjes së marrëdhënies së punës si akt ligjor i detyrueshëm i palëve që rregullohet me ligj dhe akte të tjera të brendshme, ashtu siç parashihet dhe me ligjet tjera në fuqi, detyron vendimmarrjen e punëdhënësit që të marr vendim në këto situata, andaj në përputhje me pikën 4 të nenit 35 të Rregullores dhe Marrëdhënies së Punës dhe Procedurës Disiplinore nr.I/126 të datës 29.08.2024, punëtorit i ndërpritet marrëdhënia e punës.