Nuk do e besoni por këngëtarja shqiptare po sjell këngë me Snoop Dogg

Për shumë kë mund të duket e pabesueshme por këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira ka bashkëpunuar me reperin e famshëm, Snoop Dogg.

ShowBiz

03/04/2019 22:39

Mediat greke kanë bërë të ditur se këngëtarja shqiptare, Eleni Foureira do të publikojë këngën e re “Sirens”, në bashkëpunim me Snoop Dogg, shkruan lajmi.net.

Ky projekt pritet të publikohet të premten por në videon e mëposhtme mund të shikoni një pjesë të shkurtër të tij.

Kujtojmë që, Eleni Foureira ka përfaqësuar shtetin e Qipros në festivalin evropian të muzikës të njohur si Eurovision.

Eleni, e cila ka lindur në Fier të Shqipërisë, ishte një prej tre shqiptarëve që ishin pjesëmarrës në Eurovision, vitin e kaluar. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvygSapFglw/?utm_source=ig_embed