Nuk bën fushatë e as premtime, por zgjedhjet i fiton/ Rrugëtimi i Rufki Sumës që udhëhoqi me Hanin e Elezit për 12 vite

Lajmi.net këtë javë ishte në Han të Elezit për të intervistuar udhëheqësin e kësaj komune, tash e 12 vite, Rufki Sumën.

Lajme

20/06/2021 20:08

Rufki Suma është kandidati i vetëm i pavarur që fitoi besimin e votuesve tash e tre mandate, gjithashtu është kryetari më punëtor sipas Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në një intervistë për lajmi.net Suma ka treguar rrugëtimin e tij që nga koha e luftës që ishte komandant i UÇK-së, e më pas edhe komandant i TMK-së.

“Jam munduar gjithmonë të punoj në interes të vendit dhe kombit. Kem punu edhe paraluftës, edhe gjatë luftës, edhe pas luftës. Fillimisht pas luftës kem qenë në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, përkatësisht asaj kohe Hani i Elezit ishte pjesë e Komunës së Kaçanikut. Ndërsa, nga viti 2005, fillimisht u themelua si pilot njësi komunale, më pas në vitin 2008 u bë komunë me kompetenca të plota”, ka thënë ai.

Kryetari i pavarur na tha se që nga ajo kohë ka pasur oferta të shumta nga partitë politikë për t’iu bashkangjitur, por gjithmonë i ka refuzuar.

“Pas shuarjes dhe shpërbërjes së Trupave mbrojtëse të Kosovës dhe shpalljeve të zgjedhjeve të lira dhe kur për herë të parë votohej drejtpërdrejt për kryetar, vendosa të marr pjesë si kandidat i pavarur”, ka thënë ai.

Për këto dhe gjëra të tjera mjaftë interesante që e karakterizojnë kryetarin Suma, ndiqeni intervistën:

YouTube player